Plas sherri në Vlorë/ Plagoset një person, në pranga autori

Një shërr mes disa persona ka ndodhur pak momente më parë në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshëtimë të Vlorës.si pasoje ka mbetur i plagosur një person.

Iinformacionet e deritanishme bëjnë me dije se personat janë qëlluar me shkop dhe e gjitha ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje pas njoftimit dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq Policia e Vlorës ka nisur të hetojë ngjarjen duke marrë në pyetje të përfshirët dhe dëshmitarët e tjerë për të sqaruar motivet e sherrit.