Po përgatiteni për pushime? Meteorologu tregon se kur do rikthehen shirat

Kjo javë nisi me ulje të ndjeshme të temperaturave. Ndërkohë, meteorologu Haki Osmani shprehet se gjatë javës do të ketë reshje shiu në disa zona malore, porn ë fundjavë do ketë rritje të temperaturave.

Më tej theksoi se fillimi i qershorit do ketë reshje shiu.

“Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira gjatë kësaj jave. Rreshje shiu do të ketë më shumë në zona malore. Nga dita e djeshme temperaturat kanë pësuar rënie. Vlerat maksimale me 27 gradë celsius.

Fundjava do sjellë rritje graduale të temperaturave. Fillimi i muajit qershor do të ketë reshje shiu. Zonat bregdetare do të mbeten me kthjellime të vakëta”, tha meteorologu Hakil Osmani.