“Presidenti s’më ka dërguar asnjë dokument” Meta ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Fakti që GENJEN nuk është më lajm

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka marrë asnjë dokument nga presidenti Ilir Meta, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Kreu i shtetit në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, shprehet se  Platforma për Integrimin Europian i është paraqitur Ambasadores së Shba që në 8 prill 2020, dhe shton se ky është një fakt.

Gjithashtu ai shton se Rama gënjen dhe kjo gjë tashmë nuk përbën lajm as për të huajt.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, thekson Meta.