Protesta e 3-të për Teatrin pa incidente, ja çfarë paralajmërohet

Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku bënte me dije se në orën 19:30 do të mbahej protestë te Pedonalja pasi pretendohej se kishin filluar punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Pas kësaj thirrjeje, Aktivistët e Teatrit të cilët kishin filluar mbledhjen e firmave për peticion, u kthyen nga Durrësi në Tiranë.

Për zhvillimin e protestës u mobilizuan 100 policë, ndërsa Pedonalja E Tiranës u bllokua me policë dhe barrier metalike. Në protestën që zgjati rrth 90 minuta pati vetëm fjalime dhe asnjë incident të ndodhur.

Ish-ministrja Mirela Karabina u ka kërkuar këshilltarëve bashkiakë të Tiraës, që votuan proshëmbjes së Teatrit, të japin dorëheqjen nëse janë burra dhe të përballen me drejtësinë.

Ndërsa vëllezërit Budina i kanë dërguar mesazhe të qarta kryeministrit pas etiketimeve që u ka bërë ky i fundit. Robert Budina tha se nëse do të ketë pazare dhe lojëra nga Rama me partitë e tjera për Teatrin atëhere popullin do e ketë në shtëpi.

Edmond Budina ia ka lënë në dorë popullit nëse pas kësaj lëvizjeje do të ketë ose jo një parti.

Midis protestuesve u shfaq edhe Boiken Abazi, kreu i LVV Tiranë që u arrestua të dielën dhe u lirua të mërkurën me detyrim paraqitje.

Nesër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të jetë në Shkodër për të mbledhur firmat, teksa Robert Budina tha se do të ketë një njoftim të radhës për aksionin.