Protesta e Teatrit zhvendoset në Shkodër, mblidhen firmat për peticionin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur në qytetin e Shodrës. Ditën e sotme, aktivistët dhe artistët e Aleancës, janë zhvendosur në Shkodër për të mbledhur firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit në vendin që ishte dhe ashtu sic ishte.

Ndërkohë, para Teatrit Migjeni po zhvillohet dhe protesta e radhës e cila ka nisur që në orën 17:00. Kjo protestë, në ditët në vijim pritet që kjo protestë të zhvendoset në cdo qytet të Shqipërisë. Kjo gjë është paralajmëruar dhe nga Aleanca.

Aleacncës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë e aktivistë nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht”, do të sensibilizohen me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Pas dy protestave të zhvilluar në Tiranë, ditën e djeshme protesta e Aleancës për Teatrin u zhvillua në Durrës. Gjatë tubimit u mblodhën dhe firma për peticionin. Ndërkohë, policia procedoi regjisorin Robert Budina dhe ish-ministrin Ferdinand Xhaferri.