Rama e tha/ A do të krijojë një parti të re? Ja si përgjigjet presidenti Meta

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme deklaroi se shumë shpejt një lëvizje qytetare do të transfmormohet në parti dhe është e lidhur me Teatrin.

“Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura.”, u shpreh Rama, i ftuar në programin “Real Story” përpara gazetarëve.

Ndërkohë në lidhje me këtë është pyetur dhe presidenti Ilir Meta në konferencën që mbajti sot.

Kreu i Shtetit i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se Meta do krijonte parti të re me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Meta shtoi i sigurt se ai është President I Republikës deri në korrik të 2020.

“Deri në korrik 2022, unë jam president dhe nuk kam ndërmend të krijoj parti. Por, jam dakort me çdo lëvizje për mbrojtjen e demokracisë”, – u shpreh Meta.