Rama publikon masat për fundjavë, ja si do veprohet

Edhe kjo fundjavë do të jetë pa lehtësime në masat e marra kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama në një status të postuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shkruan:

KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA

TA KALONI SA MË QETË

Të shtunën dhe djelën do të lejohet dalja e nënave me fëmijë nën 14 vjeç dhe të moshuarve. Ndërsa farmacitë, ushqimoret do të jenë të hapura vetëm ditën e shtunë.

Gjithashtu nuk do të lejohet lëvizja e makinave.