Rama uron besimtarët për Fiter Bajramin me xhaminë e Et’hem Beut

Kryeministri Edi Rama uron të gjithe besimtarët myslimanë festën e Fiter Bajramit me një foto të xhamisë Et’hem Bej në Tiranë.

Bashkangjitur fotos shkruan:

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju.

Ndërkaq, siç shihet edhe në foton e postuar, kryeministri është munduar të fshehë kullën 21-katëshe që po ndërtohet pranë themeleve të Kullës së Sahatit.

Ndër të tjera, edhe pse nesër është festa e Bajramit, vendi jonë do të jetë i mbyllur.

Falja e Namazit nuk do të kryhet në shesh, por në xhami.