Reforma Zgjedhore/ Hajdari për zotimin e Bashës: E vlerësoj që rikthehet në Këshillin Politik, por…

Rudina Hajdari vlerëson vendimin e Bashës për t’u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik dhe e cilëson si diçka pozitive.

Por për Hajdarin nuk mjafton. Ajo kujton se duhet konsensus për ndryshimin e sistemit, në mënyrë që tryeza të japë rezultatet.

Statusi i Rudina Hajdarit:

E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë.