Shënohet viktima e 32 nga COVID-19, ndërron jetë te Infektivi 64-vjeçarja

Një 64-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin Infektiv. Mësohet se pacientja e konfirmuar me COVID-19, ishte e shtruar prej 3 javësh në spital në gjendje të rëndë.

Informacionet e deritanishme bëhet e ditur se pacietja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e truri. Ndonëse në mjekim intesiv, 64-vjeçarja nuk mund dot të mbijetonte.
64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.