Shkarkimi i inerteve në Darzezë në mes të ditës, pse nuk reagon njëri

Pazhi I Darëzezës në Fier është bërë ‘vendgrumbullim’ i inerteve.

Fotot e mëposhtme tregojnë kamionin që i shkarkon ato në hyrje të plazhit, ku nëpërmjet kanalit shkojnë në det.

Në hyrje të plazhit nuk ka asnjë tabelë që të tregojë ndonjë project rregullimi, ndërkaq kamioni derdh fshehurazi inertet në kanalin që të çon në det.

Kështu kemi devijim të rrjedhës së kanalit duke shkaktuar dëm mjedisor dhe ndotje të madhe.

Ndër të tjera, asnjë prej autoriteteve nuk është aty që të gjobisë kamionistin apo firmën që urdhëroi.