Shtyrja e zgjedhjeve, Meta tregon fjalën e pambajtur të Bashës tetorin e shkuar

Presidenti Meta i është rikthyer edhe një herë tjetër ccështjes së zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar. Në intervistën për emisionin “Opinion” Meta tha se Basha bëri një gabim dhe tregoi mungesë korrektësie sa i përket ccështjes së futjes në zgjedhjet lokale që ai i shtyu për në tetor.

Ndërkaq Meta mohoi edhe një herë tjetër mundësinë e krijimit të një formacioni të ri politik nga ai, sic bëri vite më parë me LSI.

Blendi Fevziu: Ju po punoni për krijimin e një partie të re..

Ilir Meta: Si do e krijoj këtë parti politike?

Blendi Fevziu: Siç krijove LSI.

Ilir Meta: Unë po mbroj Kushtetutën, kam bërë çdo përpjekje për dialog politike, kam bërë çdo përpjekje që opozita mos ikte nga parlamenti. Në fakt po të mos ikte LSI as ata nuk do të kishin ikur lëre çfarë thonin.

Blendi Fevziu: Pse i shtytë zgjedhjet?

Ilir Meta: I shtyva për të bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Blendi Fevziu: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.

Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.