U dhunua barbarisht/ Lleshaj: Doja t’i kërkoja falje gazetarit Lela por…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se ishte i gatshëm t’i kërkonte falje gazetarit Alfed Lela në lidhje me incidentin e ndodhur më 17 maj, ku policia e mori me forcë dhe ushtroi dhunë.

Por ministry tha se ndryshoi mendim dhe nuk do i kërkojë falje pasi Lela filloi të kërcënonte dhe të fyente atë dhe policinë/

Deklarata e Sandër Lleshaj:

Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të madhe. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një mesazh z.Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur t’i kërkoj ndjesë z.Lela, por s’më la shans ta bëja një gjest apriori. Jo, jo, nuk e kam ndërmend dhe kam hequr dorë, pasi shpërtheu një valë fyerjesh të cilat janë në disproporcion me punën profesionale të atij zotërisë. Valë fyerjesh publike, të hapura, kërcënime të dobta, por do të thosha që rasti në fjalë nuk e ekspozon policinë në asnjë tejkalim. Gazetari ka qenë aty nuk e dinë çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqenin të ndalonin një protestuese femër. Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqet ta realizojë këtë për etikë të shtuar. Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari…etj, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve ferma që ishin aty, gjë që e ka bërë provokimin edhe më të madh në sytë e punonjësve meshkuj të policisë. Ne na bënë bashkë ligji, kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi penal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij. Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, bëhet objekt anekdodash.