“Unë nuk quhem Yuri Kim” Rama mohon sërish fjalët e Metës: Nuk e di që ambasadorja mbulon shërbimin postar

Deklaratës së presidentit Ilir Meta se Rama gënjën pasi platforma për Integrimin Europian i është dërguar ambasadores së SHBA Yuri Kim më 8 prill 2020, ka ngjallur dhe reagimin e kreut të qeverisë.

Rama me ironi thekson se nuk quhet Yuri Kim dhe nuk e dinte që ambasadorja e SHBA punon dhe në shërëbimin postar.

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit”, shkruan Rama ndër të tjera.