URDHRI i MSH: Të shtunën liridalje deri në orën 21:00, hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë. E djela e mbyllur

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar udhëzimet për lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve për këtë fundjavë. Për shkak të situatës ende të panormalizuar, edhe kjo fundjavë do të gjejë të mbyllura qytetet e cilësuara si “zonë e kuqe”.

Njësoj si javën që lamë pas, hapur do të jenë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë deri në orën 21:00 dhe e djela do të jetë e mbyllur gjatë gjithë ditës.

Mosha e tretë lejohet të dalë nga shtëpia deri në orën 10:00 dhe më pas do kenë liridalje prindërit me fëmijë pas orës 11:00.

Urdhri i MSH:

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.