“VIP-at shqiptarë përdorin lëndë narkotike në Bllok”, balerini i njohur tregon si është e vërteta

Balerini i njohur Graciano Tagani ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan aty ku ka folur për një deklaratë të dhënë ditë më parë. Balerini është shprehur në një intervistë se “VIP-at shqiptarë përdorin lëndë narkotike në Bllok” e menjëherë kjo deklaratë bëri bujë të madhe në media.

Moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur pikërisht rreth kësaj çështje duke kërkuar që Graciano ta sqarojë më hollësisht deklaratën e tij.

Pjesë nga intervista:

Rudina: Graciano duam të ndalojmë tek disa deklarata që ti ke bërë. Dua të sjell tani titujt në portale, të cilat t’u dedikuan sepse provokove shumë me atë që the dhe dua ti lexoj tani: “Graciano Tagani u nxjerr të palarat VIP-ave shqiptarë: Përveç kokainës, çfarë nuk pinë tjetër në Bllok”. Pra ke bërë disa deklarata të forta. I ke bërë fillimisht në një program në “Ora Neës” dhe më pas lajmi u shpërnda në të gjithë portalet.

Graciano Tagani: Ideja është që unë nuk e kam thënë fare në atë kontekst, sepse portalet tona të famshme dihet se si i transformojnë gjërat. Unë kam thënë, që ka qenë mënyrë shakaje, që të gjithë pinë substanca të ndryshme.

Rudina: Po si mund të thuhet me shaka që të gjithë pinë substanca të ndryshme?

Graciano Tagani: Puna e shakasë, kur unë e thashë nuk akuzova as VIP-at asnjë njeri, ideja ishte që kur del në clube, konsumon për veten tënde, thashë ti e ke marrë vesh se nuk konsumohet gjë, në mënyrë shakaje, nuk akuzova njeri dhe as nuk e kisha personalisht me njeri. Tani dihet, njerëzit kur dalin pinë, dëfrehen, është jeta e tyre, të bëjnë ca të duan, në këtë kontekst e kisha.