Zëdhënësja e Trump bën gafën: Publikon të dhënat bankare të presidentit

Zëdhënësja për shtyp e “Shtëpisë së Bardhë”, Kayleigh McEnany, zbuloi në mënyrë aksidentale të dhënat e llogarisë private të Donald Trump.

Donald Trump do të dhurontë 100 mijë dollar për Departamentin e Shëndetësisë, njoftoi zëdhënësja në një konferencë për shtyp.

Në momentin qe McEnany dha njoftimin, padashje zbuloi edhe numrin e llogarisë së presidentit Trump.

Mediat e huaja thanë se me të dhënat e publikuara mund të tërhiqen dhe depozitohen para, të bëhen blerje përmes internetit, gjithashtu të bëhet sulm nga hakerat.

Ndërsa presidenti Trump nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë gabim të zëdhënëses.