A rrezikojmë të mbyllemi sërish? Përfaqësuesje e ISHP-së jep përgjigjen e prerë

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini është pyetur në emisionin Real Story nëse rrezikojmë të rimbyllemi nga koronavirusi dhe është shprehur se vendi ka kapacitet ta përballojë situatën.

Ndër të tjera, Tomini tha se qytetarët nuk duhet të neglizhojnë masat e marra.

Alfred Lela: Edhe Amerika po shkon drejt një mbyllje të pjesshme.

Eugena Tomini: Një vend nu duhet të gëzojë nëse ka vdekje më pak apo më shumë. Shqipëria renditet ndër të fundit nivele të vdekjes. Shqipëria ka kapacitete për të përballuar gjendjen. E kemi më të mirë që të përballojmë situatën sesa të kthejmë sërish mbylljen. Duhet të respektohen masat në mënyrë korrekte.

Infeksionet sjellin vdekje, për fat të keq. Sistemi shëndetësor është forcuar, jo vetëm për shkak të gjendjes, por edhe për këtë normalisht. U neglizhua gjatë hapjes graduale. Vdekjet ndodhin kur ka sëmundje shoqëruese.  Sa i përket humbjen nga jeta të profesorit, nuk dua të diskutoj. Bashkëshoqëruese me të ka qenë edhe hiper-tensioni.

Eduart Zaloshnja: Pse u rritën rastet pozitive me koronavirus? Rregullat nuk janë zbatuar. Ka neglizhencë të madhe për masat ndaj koronavirusit.