Akademia e Shkencave zgjerohet me 12 anëtarë të rinj, ja personalitetet që morën titullin Akademik

Akademia e Shkencave është zgjeruar ditën e sotme me 12 anëtar të rinj.

Zgjedhjet u realizuan nëpërmjet një votimi në sallë dhe nëpërmjet një votimi tjetër “online”.

ASH bën me dije 12 anëtarët që kanë marrë titullin Akademik kanë qenë figura të njohura në vend, si: mjeku Genc Sulçebe, historiani Pëllumb Xhufi, fizikantja Mimoza Hafizi dhe gjuhëtari Ardian Vehbiu.

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.

Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të  dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

  1. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
  2. Arjan Durrësi;
  3. Ilirian Malollari.
  4. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
  5. Genc Sulçebe;
  6. Ilia Mikerezi;
  7. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

  1. Adrian Civici;
  2. Artan Boriçi;
  3. Kristina Jorgaqi;
  4. Mimoza Hafizi;
  5. Rajmonda Bualoti.
  6. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
  7. Ardian Ndreca;
  8. Ardian Vehbiu.