Aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga, shoferi në gjendje kritike


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme afër Lezhës, në afërsi të vendit të quajtur “Pusi i Shytës”.

Si pasojë, shoferi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë dejt spitalit të Traumës.

Ende nuk bëhet i ditur shkaku i aksidentit. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.