Akt-akuza ndaj Thaçit/ Meta tregon bisedën: Ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Syri TV, foli për ngjarjet e fundit në Kosovë pas publikimit të akt-akuzës nga Gjykata e Hagës për Thaçin dhe Veselin.

Meta e quajti një betejë  e cila do vazhdojë dhe duhet përballur me qetësi.

Sipas presidentit, Gjykata e Hagës ka shpenzuar shumë fonde dhe do të mbajë veten. Gjatë intervistës, Meta zbardhi edhe bisedën me Thaçin pas publikimit të akt-akuzës.

Kam patur një bisedë telefonike me zotin Thaçin, zotin Veselin dhe shumë të tjerë. Thaçi ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm në planin personal. Ai e sheh si një sfidë më të madhe se sa si sfidë personale. Asnjë nuk mund të thotë se është personale. Ai është presidenti i Kosovës dhe drejtues politik i UÇK. Ai e ka të gjithë eksperiencën dhe është i ndërgjegjshëm për atë që duihet të bëjë sot”, tha Meta.

Do të ishte mirë një spostim nga politika që mos shiheshin si sulme ndaj institucioneve të Kosovës?

Nuk kam patur mendimin dhe paragjykimin se ata mund të jenë fajtorë. Edhe sot jam i bindur se janë të pafajshëm. Do të konfirmohet përsëri pafajësia e tyre“, tha presidenti.