Apeli i mjekut të njohur: Autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri

Mjeku i njohur Erion Dasho foli për rrezikshmërinë që mund të na kanoset nga hapja e transportit urban dhe u shpreh se udhëtimi pa mask aka pasoja.

Në një intervistë për Abc news, Dasho tha se qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe shtoi se problem qendron te vendet me rrezikshmëri më të lartë.

Deklarata e mjekut:

Autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri, është një vend problematik, shto edhe kohën në doganë. Transmetimi komunitar në plazhe, restorant të hapur, është përgjegjës për 20%. Të mos merremi me 20% por me problemin kryesor. Ne nuk e kemi problemin te personat të  blejmë ne supermarket pa maskë. Problemin e kemi te spitali, fasonet, call-center apo administrata publike, por kjo nuk do të thotë që publiku nuk duhet të marrë masa.

Problemi mbetet në të gjitha ato vende ku ka përqendrim të lartë të virusit. E theksoj që edhe në supermarket ku hyn blen i moshuari edhe i riu të dy duhet të jenë me maskë, sepse nëse i riu është i sëmurë infekton të moshuarit. Të bëhemi strategjik dhe të komunikojmë më publikun në mënyrë praktike.