Batuta mes Majkos dhe Krastës: Po sikur të marrim mandatin e tretë?! Ja si përgjigjet gazetari

Ministri Pandeli Majko ishte i ftuar në emisionin A-Show me gazetarin Adi Krasta. Krasta prej vitesh është kthyer në një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë Rama.

Gjatë intervistës në studio ata kanë shkëmbyer disa batuta me njeri-tjetrin.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Le t’i shqetësojmë ata që do të thonë “po ç’deshe që fole, pse vajte atje”…

Majko: Fakti që kam ardhur te ty, mos u shqetëso do ma thonë

Krasta: Oh çfarë gëzimi i madh, është një fitore për gazetarinë

Majko: Edhe përgjigja ime do të jetë, Adin unë e njoh para kësaj qeverie

Krasta: Dhe sidomos pas saj…

Majko: Pas zgjedhjeve e sigurtë, po sikur ne të kemi një mandat të tretë?…

Krasta: Lutem që të ndodhë, Ferri do të jetë një stacion treni. Shpresoj shumë

Majko: Ti do jesh në rregull, emisionet tuaja do të bëhen më të shikueshme.

Krasta: Kjo është e vërtetë le ta themi