“Brenda javës do të vijnë edhe 90 respiratorë”, Manastirliu jep lajmin e mirë për qytetarët

Në tre javët e fundit është rritur numri i rasteve të reja, gjithashtu edhe i vdekjeve, kun ë vetëm 24 orë janë raportuar 3 të vdekur.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për situatën. E ftuar në emisionin Open, Manastirliu tha se rritja e rasteve pritej pas hapjes.

Ndër të tjera, ministrja u ndal te strategjia për të përballuar situatën.

“Po mos  të kishim ne një strategji, situata nuk do të përballohej me sukses. Ne kishim strategji për dyfishimin e kapaciteteve në spitale. Tani po rrisim sërish kapacitetet. Brenda kësaj jave vijnë edhe 90 respiratorë të tjerë”- tha Manastirliu.