Budina publikon raportin: Shumë dyshues, duket si tallava

Regjisori Edmond Budina ka qenë në një lidhje të drejpërdrejt me “360gradë”, ku foli për përgjigjen e tamponit, i cili doli pozitiv.

Budina nuk është mjaftuar me raportin, madje shprehet se përgjigja është shumë dyshuese.

Ka disa vlera në analizë që thonë grupi i gjakut, ke këta ose atë dhe si rezultat del se je pozitiv. Ndërsa në atë letër ishte vetëm një konfirmim që jam pozitiv. Kjo të lë të dyshosh dhe më duket si gjysmë tallave”, u shpreh regjisori.