Detaje të pazbuluara për Andi Malokun, gazetari: Ishte pronar i madh tokash në Gjirin e Lalzit

Gazetari investigative ka dhënë detaje të reja rreth atentatit të ndodhur më 1 nëntor të 2019 drejtautomjetit të prokurorit Arjan Ndoj.

Viktimë në këtë ngjarje mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërsa u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho. Gazetari thekson se Maloku ishte një i pafajshëm që u vra padrejtësisht.

I ftuar në Abcneës, gazetari tha se Maloku ishte i përfshirë padrejtësisht në punë të pista. Hoxha bëri me dije se viktima rezulton se ka blerë një sipërfaqe prej 20 mijë hektarë tokë te Gjiri i Lalzit.

Sipas tij ai nuk kishte mundësi të bënte një blerje të tillë, pasi jetonte në kushte jo të mira, por të tjerë kanë bërë pis edhe emrin e tij.

“Lëviznin edhe materiale që dyshohej se ishin pjesë e fashikujve të grabitur. Kjo rrezikoi të hapte një plagë të madhe, implikimin e pushtetit me mafien e tokave. Në fakt së pari duhet të ishin marrë me ngjarjen, nëse ka përgjegjësi prokuroi duhet të hetohet. Nëse provohet ai prokuror nuk duhet të jetë më në sistem. Kjo ngjarje ka ndodhur në 1 nëntor vitit të kaluar. Ka qenë e paralajmëruar. Pati hetime dhe zhurmë, pati presion. Deputeti Halit Valteri nxorri videon. Sipas deputeti atë video ia ka dhënë një nga familjarët e viktimave. Sipas tyre në video ata janë autorët dhe njëri është kapur dhe tjetri jo. Ata pretendojnë se nuk po punohet për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë ajo çështje është shumë më e thellë. Ka të bëjë me pronësinë e tokave në gjirin e Lalzit, në një nga zonat më të mira të Shqipërisë. Në atentatin e 1 nëntorit edhe pse objektivi ishin dy të tjerë, nuk është normale që prokuroi ka një pozicion të rëndësishëm të ndodhet me personat që thotë qeveria është i përfshirë. Dhe viktimë mbeti një nga më të pafajshmit. Nga hulumtimet më ka rezultuar se nuk është kaq e thjeshtë histori. Në dokumentet e zyrave të Kadastrës së Durrësit edhe ky shoferi nga një familje e varfër ka blerë tokë në gjirin e Lalzit. Sot ai ka paguar faturën e dikujt tjetër. Një personazh krejt i ri, emrin e tij e kanë bërë pis. E gjej në Kadastër pronar në një sipërfaqe toke 20 mijë metër katror. 20 mijë metër katro, jam i sigurt që Andi Maloku dhe familjarët e tij nuk kanë pasur kosto ta blejnë. Kush është fshehur pas emrit të të ndjerit, njeriu më i pafajshëm në histori. Është vrarë një i pafajshëm. Ky njeri ka ikur kot dhe familja e tij vuan. Personat e përfshirë në këtë histori kanë guxuar të bëjnë pis edhe emrin e tij”, tha Hoxha.