E FUNDIT/ Aksident i trefishtë në Lezhë-Shëngjin, plagosen dy persona

Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tre automjete janë përfshirë në një aksident dhe kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Mësohet se të plagosurit janë dërguare në spitalin Rajonal të Lezhës dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti të trefishtë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.