E rëndë/ U përkeqësua ditët e fundit, futet në intubim mjeku i QSUT

Një lajm i rëndë vjen së fundmi nga Spitali Infektiv.

Mësohet se një mjek i QSUT ka hyrë në intubim, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar, pas infektimit nga COVID19.

Bëhet fjalë për mjekun Arjan Pushi 57 vjeç, i cili është i punësuar pranë repartit të Hematologjisë.

Aktualisht gjendja e tij është rënduar dhe për këtë ka qenë e nevojshme që të intubohet.

Ditën e sotme u konfirmuan 64 raste të reja me koronavirus në vend.

Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.