Flakët pushtojnë Karaburunin, helikopteri i Forcave të Armatosura niset me urgjencë

Ministria e Mbrojtjes njofton se një helikopter i Forcave të Armatosura është angazhuar për shuarjen e flakëve, që vazhdojnë prej orësh, në Karaburun.

Ministria njofton se zjarri nuk rrezikon Bazën Detare të Pashalimanit.

Rreth orës 16:00 u raportua për zjarr në Bazën e Pashalimanit dhe ende nuk janë vënë nën kontroll flakët.
Zjarri masiv ka rënë në afërsi të Kishës së Marmiroit, dhe pavarësisht numrit të lartë të forcave zjarrfikëse ai nuk është shuar ende ndaj drejt Bazës është nisur dhe helikopteri i FA.

Përhapja e flakëve po favorizohet dhe nga e fortë.

Njoftimi i ministrisë:

Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.