Haradinaj refuzon Ramën: Nuk ka logjikë të takohem me të sepse…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar të takojë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte për një vizitë në Kosovë.

Haradinaj ka treguar arsyen e refuzimit të takimit dhe theksoi se nuk kishte llogjikë që ata të takoheshin, kur Rama e ka paditur në gjykatë.

Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai në Debat Plus.

Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.
“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëj lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.