Humb jetën mjeku i QSUT-së, Kim shpreh ngushëllimet: Do të kujtohet si hero

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të infektuar me koronavirus, Arjan Pushi.

Kim shprehet thellësisht e trishtuar nga kjo humbje e parakohshme. Sipas ambasadores, mjeku do të kujtohet gjithmonë si hero, që dha jetën në shërbim të të tjerëve.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan Yuri Kim.