“Isha 16 vjeç” Rudina Hajdari tregon si u njoh me bashkëshortin: U takuam në plazh, mamit i pëlqeu shumë

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari zakonisht preferon ta mbajë jetën private larg syve të publikut.

Por së fundmi nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

Ditën e sotme duket se ajo ka zgjedhur të bëjë një përjashtim.

E ftuar në programin “E Diell”, Hajdari ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshortin e saj.

Ajo ka deklaruar se takimi i parë mes saj dhe bashkëshortit Mucjon Demiraj ka vite që ka ndodhur.

Deputetja asokohe ka qenë 16 vjeç, ndërsa ai vetëm 19.

Rudina Hajdari nuk ka ngurruar të zbulojë dhe momentin kur ia ka rrëfyer të ëmës, gjyqtares Fatmira Hajdari.

Sipas deputetes e ëma e ka pëlqyer shumë bashkëshortin e saj dhe reagimi i parë i saj ishte, “sa i bukur qenka”, tha Rudina.

“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i thoja të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka. E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me shumë fat që ka një baba të tillë”, u shpreh deputetja.