“Isha e vogël, mami vetëm qante” Moderatorja shqiptare tregon historinë e frikshme në fëmijëri

Evi Reçi, është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar.

Së fundmi, ajo ka vendosur të tregojë një ngjarje të frikshme nga fëmijëria e saj, që i ka ndodhur vite më parë.

Bëhet fjalë për një ditë, kur Evi ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur.

Prindërit e shqetësuar e kishin kërkuar kudo dhe më në fund e kishin gjetur në një oborr ku luhej muzikë.

“Ka qenë viti 1991, kur humba nga prindërit e mi. Thjesht hapa derën e shtëpisë dhe ika, u drejtova në një destinacion të panjohur . Prindërit e mi nuk dinin ku të më kërkonin. Mamaja ime vetëm qante dhe në fund më gjetën në një oborr ku kishte muzikë dhe unë kërceja. Në fakt ka qenë një çmenduri që ende sot e kujtoj”, tregoi moderatorja, e cila në Shqipëri njihet dhe si këngëtare.