‘Ja çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide” Mjeku Kalo zbulon sekretin se si të shpëtojmë nga pandemia

Bluzat e bardha prej më shumë se 3 muajsh po përballen me pacientët e infektuar me koronavirus dhe po luftojnë dita-ditës për shërimin e tyre.

Së fundmi në lidhje me këtë situatë ka folur dhe mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo.

Ai e ka nisur ditën sot me një mesazh të fortë ku kërkon solidaritet dhe bashkepunim ne perballimin e situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi, që sipas tij, eshte ulur tashme kembekryq në mesin tonë.

Ndër të tjera Kalo zbulon se mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes mjekëve si kolegë dhe atyre me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve.

Gjithashtu ai bën apel për ndërgjegjësim ku kërkon dhe bashkëpunimin e të gjithëve.

MESAZHI I MJEKUT TRITAN KALO

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!