“Ja politikani që mori ‘në qafë’ Saimir Tahirin” Ish-oficeri i policisë e thotë hapur

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë.

Edhe pse në mënyrë të tërthortë, me anë të një aplikacioni në rrjetet sociale, ai ka bërë një lojë ku i është dhënë përgjigje se me cilin politikan ngjan.

Sipas programit i ka dalë emri i kryeministrit Edi Rama.

Krahas rezultatit Zagani shkruan se është i sigurtë se ngjan me kreun e qeverisë, pasi kanë të dy një të përbashkët: Që ja kanë “futur” Saimir Tahirit.

Kujtojmë që Dritan Zagani ka mbajtur më herët postin e shefit të antidrogës në Fier.

Ai ishte ndër të parët që denoncoi lidhjet e Saimir Tahirit me Habilajt, gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm.

Më pas Zagani u largua, ku jeton jashtë vendit prej shumë kohësh.

REAGIMI I ZAGANIT

E dija qe do me dilte ky budallai, sepse kemi nje te perbashket….une e ky ia kemi fut Sajes , haaaaahaaaaah😂😂😂😂😂