Kanë 48 orë kohë/ OFL ultimatum 4 ‘të fortëve’, ja kush janë (EMRAT)


Ka vijuar edhe sot aksioni i Operacionit Forca e Ligjit.

Mësohet se u është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve për vjedhje dhe 2 të tjerëve për trafik lëndësh narkotike.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit:

Mino Zotaj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

Luan Ibro banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

Flamur Xeka banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gjon Kola banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ata  kanë 24 orë kohë për të plotësuar formularin e të dhënave, të cilat do të vlerësohen më pas.

NJOFTIMI ZYRTAR I OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mino Zotaj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

Luan Ibro banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

Flamur Xeka banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Gjon Kola banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.