Kapet i riu me makinën luksoze, kishte fshehur sasi të mëdha lekësh në kroskot

Është ndaluar mbrëmjen e sotme, në hyrje të Elbasanit, një i ri, i cili kishte fshehur një sasi të madhe parash në kroskotin e makinës me të, cilën udhëtonte.

Shtetasi me iniciale A.LL. është ndaluar në hyrje të qytetit, teksa udhëtonte me mjetin luksoz tip Porche. Gjatë kontrollit të policisë i janë gjetur të fshehura 35 mijë paund britanikë.

Mjeti me targa AA 666 YL është bllokuar dhe drejtuesi i tij është shoqëruar për në komisariat, për veprime të mëtejshme.