LAJM I FUNDIT/ Kamioni bie në liqen, polumbarët në kërkim të trupit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër në Kukës, te Ura e Kolshit. Dyshohet se  drejtuesi i kamionit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Polumbarët e Reneas si dhe shërbimet e policisë janë angazhuar për gjetjen e trupit.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ informacion paraprak.

Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.