LAJM I FUNDIT/ Sherr masiv në Korçë, plagosen tre persona


Policia njofton se një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Sherri ka ndodhur për motive të dobëta mes disa të rinjve dhe tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit, të plagosurit janë shtetasit M.R.,18 vjeç, R.D., 21 vjeç dhe një 25 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Tre të rinjtë ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.