LAJM I FUNDIT/ Tërmet në Vlorë, ja shkalla e lëkundjes

Lëkundje tërmeti janë ndjerë 7 kilometra larg Vlorës.

Sipas të dhënave të para, të publikuara nga Qendra Europiane e Tërmeteve, lekundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 ballë, me epiqendër në Detin Adriatik. Tërmeti është regjistruar në orën 23.14 minuta, pak para mesnatës, dhe është ndjerë shumë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Qytetarët janë në panik, madje disa prej tyre e kanë ngatërruar me një shpërthim.

Po kemi dal jashte, Zoti i ruajte atje ku kishte epiqendren”, shkruan një qytetare. “Shum i fort por zgjati shum pak”, vijon një tjetër. Ndërkohë, një i ri thotë “Ish si shperthim jo normal, termet nuk ish.”

“U duk si shperthim,lekundje e forte dhe nuk te jepte kohe te reagoje.Oh zot mbaj doren.”