Me këmbë përpjetë në zyrë/ Këto janë dy ‘qejfliet’ e Manastirliut, asistentja dhe këshilltarja i bëjnë yzmetin vetes (FOTO)

Mesa duket jo gjithmonë situata në Ministrinë e Shëndetësisë është e ngarkuar dhe e zënë për shkak të pandemisë së COVID19 që ka hyrë në vendin tonë prej më shumë se 3 muajsh.

Punonjëset brenda në këtë godinë, pavarësisht situatës, mund të konsiderohen vërtetë me fat.

Bëhet fjalë për këshilltaren Ketrin Zeno dhe asistentes Anxhela Seferi, të cilat i bëjnë yzmetin vetes, duke ngritur këmbët përpjetë në zyrat e shtetit dhe më pas e hedhin fotografinë në Instagram.

Të dyja shihen të kombinuara dhe me geta me pika, e me sa duket duan të tregojnë që pavarësisht taksave që paguan populli, aty bëhet edhe qejf.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që në zyrat e shtetit bëhen të tilla skena.