Ndarja nga jeta e mjekut, kolegët në lot: Humbje shokuese, vajza ishte pika e tij e dobët…

Ditën e sotme u nda nga jetë mjeku i njohur, Arjan Pushi, i cili ishte mjeku i parë që humbi jetën nga koronavirusi.

Kolegët shprehen të prekur nga kjo humbje e madhe për mjekësinë dhe familjen e Prushit.

Mjeku Arben Ivanaj ka folur për News 24 duke u shprehur se koronavirusi nuk fal asnjë.

“Ky virus nuk  fal asnjeri. I bëjmë thirrje popullatës që duhet të respektohet distancimi fizik, maska dhe rregullat e thjeshta. Virusi është midis nesh. Për Fakultiten e Mjekësisë do doja të sillja një numër jo të vogël të personelit që janë duke luftuar me këtë virus, dhe iu urojmë rikthim në mesin tonë. Humbja e Arjanit është një humbje e madhe për ne, një mik i joni që largohet, një koleg i joni që largohet. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen. Nuk e dimë si mund të gjendemi afër tyre në këtë ditë të zezë. Kristina ishte gjithçka për Arjanin. E fillonte ditën gjithmonë me Kristinën. Ajo bëri kështu, ajo mori 10…”, tha ai.

Një tjetër mjeke ndërsa e cilësoi humbjen e Pushit shokuese, tregoi se vajza e tij ka qenë pika e dobët për të.

Humbja e tij shokuese. Ai la pas Kristinën vajzën e tij të vetme, bashkëshorten dhe 2 prindërit. Vajza ka qenë pika e tij e dobët gjithë jetën”, tha e përlotur mjekja e cila shtoi se e ka pasur Pushin udhëheqës në temën e diplomës.

Profesor Arjani nuk është viktimë e pakujdesisë. Ai ka përdorur maskë që atëherë kur ne se kemi përdorur. I bëj thirrje të gjithë opinionit të bëjnë kujdes sepse Covid është i pabesë. Mbani distancim dhe përdorni maska. Ne jemi mësuar që kur jemi futur në fakultetin e Mjekësisë, që ta marrim rrezikun përsipër. Por frikë kam, normalisht që kam frikë”, shtoi një tjetër.