“Nuk të quaj dot koleg”/ Ngushëllimi i mjekut për Pushin: Na quaje ordinerë, por lamtumirë mik!

Ndarja nga jeta e mjekut Arjan Prushi i hidhëroi të gjithë, duke thënë fjalët më të ndjera dhe të dhimbshme për kolegun dhe mikun e tyre.  Por duket se mjeku Sotiraq Lako nuk ndan të njëjtin mendim si kolegët.

Lako kujton një 20 vjetor me zënka, luftë, debate e mërira me njeri-tjetrin. Sotiraq Lako, mjek në një spital privat, ka treguar raportet jo të mira me mjekun e ndjerë, pasi sipas tij, ky i fundit ka pasur një komunikim jo pozitiv me të, duke u treguar i egër e shpeshherë fyes.

E megjithatë, edhe pse nuk e konsideron dot koleg, ai e ka quajtur mik, duke i dhënë lamtumirën e fundit, e ngushëllime familjes.

Ishim mjeke ordinator dhe na quaje “mjeke ordiner”, nuk ishim pedagoge dhe na quaje “mjeke shumice”, me quaje “rrugaç” se nuk beja ushtarin e bindur “per tu vene ne rresht”, me hoqe disa here “ditet e punes” se nuk kerkoja “te falur”, shkruaje letra te tera ankesash, bete ne provimin e specializimit cfare donit. Nuk te konsideroj dot koleg, se ne nuk bashkepunuam njehere ne Mjekesi, vetem luftra dhe 20 vite pa folur. Por ne jemi bij te Zotit, jo engjej te tij. Secili prej nesh ka fajet dhe mekatet e tij. Nuk do ta doja asnjehere nje ndarje nga jeta ne kete menyre. Me te vertete jam merzitur. Lamtumire Mik. Ngushellime familjes“, shkruan Sotiraq Lako në profilin e tij në facebook.