Pandemia/ Humb jetën pacienti tek Infektivi, prej 10 ditësh në gjendje të rëndë

Një pacient 69 vjeç ka humbur jetën në spitalin Infektiv. Ai ishte i infektuar me koronavirus dhe prej 10 ditësh ishte në gjendje të rëndë.

69-vjeçari kishte pasur vështirësi në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive dhe kujdesit mjekësor nuk mundi të shpëtonte. Viktima vuante edhe nga hipertensioni.

Sot u shënua viktima e 59 në vend, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.