Pandemia, Manastirliu tregon se kur do të nisin testet serologjike në popullatë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në emisionin Open për të folur rreth shtimit të numrit të infektimeve gjatë tre javëve të fundit, si dhe rritjen e viktimave.

Manastirliu foli për strategjinë që ka ndjekur qeverias dhe për testet serologjike, ku tregoi se brenda javës do të mblidhet komiteti i Ekspertëve për të vendosur se kur do të bëhen këto teste në popullatë.

“Ne kemi ndjekur një startegji të suksesshme. Kemi bërë testet serologjike tek mjekët. Këtë javë do mblidhet komiteti i ekspertëve ku do të vendosë se kur do të fillojnë testet serologjike në populate”- tha Manastirliu.