Pandemia/ OBSH paralajmëron: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron me anë të Drejtorit të Përgjithshëm,Tedros Adhanom Ghebreyesus, se më e keqja e koronavirusit nuk ka ardhur ende.

Më vjen keq ta them, thotë ai, por me këtë ambient e me këto kushte ne i trembemi më së keqes. Një botë e ndarë ndihmon koronavirusin të përhapet”, u shpreh Ghebreyesus.

Pandemia është akoma larg nga fundi. Normaliteti i ri do të jetë bashkëjetesa me virusin e gjatë muajve të ardhshëm kemi nevojë për më shumë elasticitet, durim e zemërgjerësi”, – deklaroi numri 1 i Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë një konference për shtyp me gazearët në Gjenevë të Zvicrës.

E sipas tij përhapja e shpejtë e virusit gjatë ditëve të fundit nuk është e rastësishme e mund të ishte ndaluar përmes mjeteve që kishin në dispozicion si gjurmini, testimi, izolimi e karantinimi.

Drejtori i Organizatës botërore të Shëndetit informon se gjatë javës së ardhshme një ekpi i kësaj organizate do të niset direkt Kinës për të hetuar për origjinën e koronavirusit.

“Të njohim origjinën e virusit, tha ai është mjaft e rëndësishme pasi do të na ndihmojë ta gjurmojmë virusin më mirë.”