Pandemia/ Shefja e Epidemiologjisë në ISHP jep lajmin e trishtë: Pacientët e intubuar në gjendje të rëndë

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini është shprehur se gjendja e pacientëve të intubuar në spitalin Infektiv është e rëndë.

E ftuar në emisionin Real Story, Tomini tha se transmetimi i virusit është në të njëjtat nivele, ndërsa agresiviteti është më i lartë.

Gjendja e të shtruarve është e rëndë, ata që janë në intubim janë të gjithë në gjendje të rëndë. E theksoj që transmetimi është në të njëjtat nivele. Agresivitieti është më i madh. Virusi i përshtatet ambientit, gjen terren për tu fuqizuar. Sa më shumë persona të jenë të infektuar në një ambient të caktuar aq më e lartë është virulenca”, tha Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP.