Parashikimi i motit, ja temperaturat për nesër

Parashikimi i motit

Dita e nesërme do të paraqitet me kthjellime dhe me temperature të larta.

Mesdita do të sjellë kalime vranësirash, ku më të shpeshta do jenë në skajin verior duke rrezikuar edhe rrebesh të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.