Pro ISB, 3 mijë euro për projkt-idenë më të mirë nga sipërmarrësit e rinj

Dhoma e Tregtisë së Diasporës në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarrësve të Rinj, SME Albania, çelën një muaj më parë, konkursin mes sipërmarrësve të rinj, duke iu drejtuar një thirrje të hapur cdo individi apo sipërmarrësi!

Pro ISB është projekti që parashion financimin e projekt-idesë që sjell inovacion e që do të serviret nga vetë të rinj sipërmarrës të interesuar për të fituar ideja e tyre përkundrejt çmimit 3000 Euro për start up. Sot pjesë në garë u bënë 7 projekte inovative që synonin risi në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe turizmit, të cilat u prezantuan online nga vetë ata.

Të ftuar nga juria on line, Kryetari i Dhomës së Diasporës Ardian Lekaj, tha se guximi i shqiptarëve është fantastik.

Janë gjithmonë në kërkim të rrugëve të reja. Vështirësitë i konsiderojnë si detyra për t’i zgjidhur . Dëshira për shkollim, dhe puna pa ndrotje janë çelësi i suksesit”:- tha Leka.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë konkurs ishin sipërmarrës të rinj të sektorëve të ndryshëm si: ICT, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimi, por jo vetëm, të cilët pas paraqitjes së projekt-ideve on line përmes një jurie ekspertësh dhe vlerësuesish të fushës së sipërmarrjes, pritet të bëjn ëvlerësimin në fund të javës. Ranë në sy gjatë prezantimit projekt-ideja e “Specialistit të pagave”, “Detaixi”, dhe “Shqipëria 360Gradë”.

Pro ISB synon të mbështesë të rinjtë përmes nxitjes së inovacionit në disa sektorë, ku të nxitet zgjerimi i mendimit kreativ të të rinjve, duke krijuar sipërmarrje të cilat mund të gjenerojnë të ardhura edhe nëpërmjet punës nga shtëpia, nëpërmjet ekonomisë digjitale, duke nxitur punësimin, arsimin dhe formimin profesional në vend.

Daniel Guçe nga SME Albania vuri theksin se ky konkurs, stimulon të rinjtë të cilët i quan burim i ideve novative dhe falënderon inicativën si një mundësi unike prezente në këto kohë .

Ndërsa Kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, Znj. Elisabeta Katiaj vuri theksin në funskionalitetin, dhe impaktin social , të projekt-ideve të të rinjve.

Katiaj:- “Të rinjtë patën mundësi përmes faqes zyrtare ne FB, tek Unioni i Sipërmarrësve të Rinj, të plotësonin formularin e aplikimit dhe të njiheshin me rregulloren ku të interesuarit të kontaktonin .”

Ky program mundësohet nga Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, Dhoma e Biznesit Shqiptar të Diasporës, dhe në mbeshtetje nga SME ALBANIA dhe SME ACADEMY, duke u adminsitruar nga një Komision i përbashkët i posaçëm./Apel.al/