Protesta e përfaqësuesve të transportit urban/ Balluku: Ata financohen nga Bashkia e Tiranës

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur në një intervistë për ABC News se operatorët e transportit urban në Tiranë e kanë kontratën me bashkinë dhe jo me MIE.

Ministrja tha se janë marrë masat për plotësimin e kushteve të tyre, por megjithatë protokolli sanitar që ata pretendojnë se duhet ndryshuar është konsultuar nga Komiteti i Ekspertëve.

Ajo deklaroi se nga monitorimi që është bërë në linjat e transportit ndërqytetas ka rezultuar se ata nuk kanë fluks që përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit, pasi njerëzit kanë ende frikë dhe shmangin udhëtimet me transport publik.

Operatorët e transportit urban kanë një kontratë me bashkinë e Tiranës. Ata financohen nga Bashkia e Tiranës. Ata nuk kanë diçka sot me bashkinë, qeverinë apo ministrinë. Ata vijnë nga një periudhë e vështirë.

Sot Denaj ka firmosur aktin për njohjen me 100% të shpenzimeve për të gjithë shoqëritë e transportit. Janë dhënë pagat e luftës për të gjithë ata. Nëse janë të siguruar ata kanë marrë pagën e luftës. Ata që do protestojnë për pagën e luftës duhet të shikohen nga pronari përkatës.

Qeveria ka vendosur përjashtimin nga taksat vendore të shoqërive të transportit publik. Vijnë te MIE sepse licencohen nga ajo bashki, por marrëdhënien ata e kanë me Bashkinë e Tiranës. Sot më rezulton se kanë pasur probleme protokolli. Këto janë vendime që i merr MSH. Manastirliu konsultohet me komitetin e Ekspertëve. Situata është e tillë.

Ne kemi monitoruar linjat ndërqytetase dhe na vjen keq, sepse nuk ka një fluks. Kjo do të ndodhë edhe me urbanet e Tiranës”, tha Balluku.